Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Jepet Me Koncesion Aeroporti Nderkombetar I Prishtines
English

Kosove - Jepet Me Koncesion Aeroporti Nderkombetar I Prishtines

PRISHTINË, 14 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri Hashim Thaçi u shpreh sot në ceremoninë e dhënies së kontratës për koncesion e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, se "me autostradën Morinë-Merdarë, ne kemi hapur dhe po hapim, po zgjerojmë linjat rrugore për vendin dhe rajonin; me koncesionimin e aeroportit, ne po i hapim dhe zgjerojmë linjat ajrore". Qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhene kontratën 20 vjeçare të koncesionit për operim dhe zgjerim të aeroportit të vetëm komercial të vendit konsorciumit Limak Aeroprot de Lyon, i përbërë nga operatori francez i aeroporteve Aerport de Lyon dhe kompania ndërtuese turke Limak Construction. Nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit bëhet e ditur se Limak Aerport de Lyon i është dhënë kontrata për arsye se i ka ofruar qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42% % të të hyrave bruto, në këmbim të të drejtave të koncesionit. Nga Limak Holding dhe Aeroprot de Lyon do të kërkohet të modernizojë dhe të zgjerojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturën e re, përfshirë këtu ndërtimin e objektit të terminalit të ri. Nga koncesionari i ardhshëm do të kërkohet gjithashtu të operojë me Aeroportin me oferta të zgjeruara të shërbimeve dhe me nivele të rritura të cilësisë. Republika e Kosovës do të ruajë 100% pronësinë mbi asetet e Aeroportit. /a.ke/
KOMENTE