Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KSHH: Komisioni hetimor zgjidh krizën politike
English

KSHH: Komisioni hetimor zgjidh krizën politike

Tiranë, 14 maj, NOA - Në debatin gati një vjeçar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike është përfshirë mëse fundi dhe Komiteti Shqiptarë i Helsinkit. Në një deklaratë të shpërndarë sot për mediat, KSHH vlerëson se hetimi i zgjedhjeve mund të bëhet duke ngritur një komision hetimor.

“Pa dashur të trajtojmë detajet e këtyre kundërshtimeve, KSHH mendon se Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk pengojnë komisionin hetimor që të kqyrë dhe të shqyrtojë dokumentacionin zgjedhor përfshirë këtu edhe fletët e votimit”, thuhet në njoftimin e KShH-së.

Sipas Komitetit Shqiptare të Helsinkit, balancimi i pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit do të cenoheshin nëse në objektin e hetimit do të parashikohej shqyrtimi dhe vlerësimi i bazueshmërisë ligjore të vendimeve të KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit.

Nga ana tjetër KSHH vlerëson dhe raportet e ndërkombëtarëve për zhvillimin e zgjedhjeve. Ndërsa në lidhje me dialogun politik kërkohet që të zbatohen rekomandimet e Këshillit të Europës.

“KSHH vlerëson: Raportin e OSBE/ODIHR-it lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit 2009; Rekomandimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së për ngritjen e komisionit që do të hetonte zgjedhjet e 28 qershorit 2009; Nismën e Presidentit të Republikës me synim arritjen e dialogut’, thuhet në njoftimin zyrtar të Komitetit Shqiptarë të Helsinkit.

Mungesën dialogut, KShH e lidh me mungesën e vullnetit politik.

“KSHH mendon se pengesë për dialogun dhe zgjidhjen e çështjes është mungesa e vullnetit politik . Nuk i takon KShH-së të shprehet mbi çështjet që mund të ishin objekt dialogu dhe as për modalitetet e hetimit parlamentar, por jemi të sigurt se transparenca e zgjedhjeve do t’i shërbente ç’tensionimit të situatës, funksionimit normal të parlamentit, përpjekjeve të përbashkëta drejt integrimit Evropian”, thuhet në njoftimin zyrtar.

m.xh/NOA

KOMENTE