Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kulture/Rajoni I Puglias Seri Aktivitesh Në Vijim
English

Kulture/Rajoni I Puglias Seri Aktivitesh Në Vijim

M TIRANË, 14 Maj/ ATSH- Suada Daci/- Një seri eventesh kulturore, ekonomike, sociale, etj, do të prezantohen nga Rajoni i Puglias prej datës 18 -22 maj në Akademinë e Arteve në Tiranë. "Prej disa muajsh kemi nisur sezonin nën emrin "Italia dhe Shqipëria, dy popuj, një det, një miqësi", me një seri evetesh të rëndësishme kulturore, sociale, ekonomike mes dy shoqërive tona", tha sot ambasadori i Italisë në Shqipëri, Saba D'Elia, gjatë konferencës për shtyp në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Sipas tij, "për të nënvizuar këtë raport të shkëlqyer që ekziston mes dy shoqërive tona, kjo stinë përfshin 80 evente që do të afrojnë më tepër dy vendet tona, ku një rol të rëndësishëm zë dhe rajoni i Puglia-s". Duke vlerësuar këtë angazhim, D'Elia tha se, "ky rajon duhet të luajë një rol të rëndësishëm në Shqipëri për të mundësuar akoma më shumë lidhjen e Shqipërisë me Italinë". Ambasadori D'Elia bëri të ditur edhe njëherë se "Italia është një nga vendet që mbështet integrimin e Shqipërisë në Europë, por dhe vendi që ka një numër të madh investitorësh në Shqipëri". Përfaqësuesi i Rajonit të Puglias, Bernardo Notarangelo u shpreh se, "në këto 4 vjet, Puglia ka zhvilluar 80 projekte bashkëpunimi, në fushën kulturore, mjedis, fushën e sigurisë, ekonomisë dhe shëndetësi". Sipas tij, "një nga aktitivitet më të rëndësishme javën e ardhshme do të jetë projekti Strategjik "ALTERENERGY' për energjitë e rinovueshme, që do zhvillohet në kuadër të programit "CBC IPA Adriatik 2007-2013". Notarangelo bëri të ditur se në këtë projekt përfshihen të gjitha rajonet italiane dhe shtetet që bëjnë pjesë në programin e Adriatikut, që nga Sllovenia deri tek Greqia. Ai shtoi se, "ky është një nga projektet e para në nivel europian që shikon si partner të rëndësishëm Shqipërine dhe Puglian. Me anë të projektit do të bëhen 2 ndërhyrje pilot, një në Shqipëri dhe një në Puglia në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe më pas një seri ndërhyrjesh në të gjithë vendet e Adriatkut". Duke u ndalur te aktivetetet që do të zhvillohen javës tjetër, Notarangelo tha se, "do të ketë momente të kulturës, gastronomisë, folklorit, koncerte të përbashkëta, ekspozita, etj, që do të organizohen në Akademinë e Arteve në Tiranë". I pranishëm në konferencë, zv/ministri i Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, (MTKRS), Nikollë Lesi, duke falenderuar ambasadorin Saba D'Elia për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, tha se, "MTKRS do të mbështesë dhe garantojë këto aktivitete të organizuara nga rajoni i Puglias". Aktivitetet e organizuara nga ky rajon do të nisin në 18 maj me një koncert të Orkestrës Sinfonike të Barit, kushtuar Domeniko Modugnos, do të vijojnë me prezantimin e ekspozitës 'Makinat e Leonardo Da Vinçit, koncertin e grupit Puljez 'La banda Waglio" dhe atij shqiptar "Genti Rushi Band", etj./n.m/
KOMENTE