Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leonardo i thotë lamtumirë Milanit
English

Leonardo i thotë lamtumirë Milanit

Milano, 14 Maj NOA - Tekniku aktual i Milanit braziliani, Leonardo, do të japë zyrtarisht dorëheqjen nga detyra e tij në këtë ekip, në fund të sezonit.

Në kohët e fundit është folur së shumti për një largim të tijin dhe të gjithë ishin vënë në dijeni për këtë fakt por, mungonte vetëm zyrtarizimi, i cili erdhi vetëm pak kohë para ndeshjes së kuq e zinjve, me Juventusin.

“Me mjaft keqardhje do të komunikoj se në fund të sezonit rrugët e mija dhe të Milanit do të ndahen”, - këto ishin fjalët e Leonardos i cili dha konfirmimin e tij për largimin që do të vijë pas ndeshjes me Juventusin.

Ai gjithashtu theksoi, se së bashku me Galianin ata kishin patur një takim, në të cilin në mënyrë mjaft miqësore kishin arritur në këtë zgjedhje dhe pohoi se marrëdhëniet e tij me këtë klub do të mbeten gjithmonë të shkëlqyera.

r.b/NOA

KOMENTE