Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta:Maxhoranca Ka Vullnet Për T'I Zgjidhur Kërkesat E Opozitës Sipas Kushtetutës
English

Meta:Maxhoranca Ka Vullnet Për T'I Zgjidhur Kërkesat E Opozitës Sipas Kushtetutës

S TIRANË, 14 Maj/ATSH/.- "Qeveria dhe maxhoranca janë të vullnetshme që në mënyrë pozitive, konstruktive, të vlerësojnë të gjitha kërkesat e opozitës në këtë hapësirë midis transparencës dhe Kushtetutës së vendit", u shpreh sot zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij bullgar, Nickolay Mladenov, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për situatën politike në vend, të krijuar nga protesta e opozitës që sot ka hyrë në ditën e 14-të me kerkesën e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit, Meta tha se "vazhdimisht kam bërë thirrje për dialog, dialog dhe vetëm dialog". "E kam bërë të qartë që ka një hapësirë të mjaftueshme midis transparencës dhe respektimit të Kushtetutës, për t'i dhënë një përgjigje pozitive kërkesave të opozitës. Kam shprehur keqardhje për grevën e urisë dhe jam e mendimit se nuk është ky instrumenti për të zgjidhur këto çështje, aq më tepër kur ka thirrje që sfidojnë kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Megjithatë, edhe njëherë mund të them që qeveria dhe maxhoranca janë të vullnetshme që në mënyrë pozitive e konstruktive të vlerësojnë të gjitha kërkesat e opozitës, në këtë hapësirë midis transparencës dhe kushtetutës së vendit", theksoi Meta. Sipas tij, situata nuk është në interesin e askujt, aq më tepër në interes të vendit dhe kredibilitetit të tij. "Por, mund të them që procesi i vizave është një proces tërësisht teknik, ashtu sikurse procesi i marrjes së statusit të vendit kandidat në BE ka një komponent të rëndësishëm dialogun politik. Besoj se janë të gjitha mundësitë dhe instrumentat demokratikë e ligjorë për t'i zgjidhur të gjitha këto pretendime në mënyrë shumë konstruktive dhe civile", nënvizoi Meta. Lidhur me protestat e opozitës, ai tha se "Shqipëria është një vend demokratik dhe protestat janë një shprehje e demokracisë, por natyrisht zgjidhjet nuk vijnë përmes protestave, por vetëm përmes dialogut"./a.s/s.s./
KOMENTE