Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mjekësi - Kafeja Shton Produktivitetin Në Punë
English

Mjekësi - Kafeja Shton Produktivitetin Në Punë

LONDËR, 14 maj /ATSH-MIA/ - Edhe pse punëdhënësve nuk u pëlqen kur punonjësit e tyre shkojnë për një pauzë për kafe, një studim i ri tregoi se ky veprim i nxit këta të fundit për një produktivitet më të madh në punë. Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se kafeina përmirëson kujtesën dhe përqendrimin në punë, ndërsa ata punonjës të cilët pinë kafe gjatë punës bëjnë më pak gabime. Kafeja u shërben në veçanti atyre të cilët punojnë natën dhe ka efekt të ngjashëm në organizëm si një gjumë i shkurtër. Ekspertët thonë se kafeja mund të parandalojë edhe gabimet në punë, plagosjet pa dashje si dhe aksidentet rrugore. Këto rezultatet janë fituar duke analizuar 13 studime të veçanta në disa vende të botës. Pjesëmarrësit janë ndarë në grupet që kanë pirë kafe në punë dhe ata që nuk kanë pirë. Punonjësit të cilët kanë pirë kafe kanë treguar rezultate më të mira./ a.jor.
KOMENTE