Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mladenov-Topallit:Shqipëria, Arritje Në Procesin E Liberalizimit Të Vizave
English

Mladenov-Topallit:Shqipëria, Arritje Në Procesin E Liberalizimit Të Vizave

TIRANË, 14 Maj/ATSH/.- Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nickolay Mladenov, tha sot në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se vendimi për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe BE-së do të merret së shpejti, bazuar në një raport pozitiv të Komisionit. Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se ministri Mladenov u shpreh se në takimet edhe me komisionerët e BE-së kemi diskutuar mbi arritjet dhe hapat e Shqipërisë në plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e vizave. Duke u ndalur në situatën e fundit politike në Shqipëri ministri Mladenov përcolli mesazhin dhe qëndrimin se "dialogu politik duhet të bëhet brenda parlamentit dhe sipas ligjeve të vendit. Kjo është në interes të Shqipërisë". Kryetarja Topalli e mbështeti këtë qëndrim të z. Mladenov, që vjen në vazhdën e deklaratave të z. Fule, sipas të cilit gjithçka duhet të bëhet në respekt të Kushtetutës, institucioneve e gjykatave, si dhe në vijim të deklaratës së Komitetit Presidencial të KiE, që i kërkoi z. Rama t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese apo Komisionit të Venecias. Kryetarja e Kuvendit e falenderoi ministrin Mladenov për firmosjen e letrës dërguar BE-së për heqjen e vizave për Shqipërinë. "Ne vlerësojmë këtë mbështetje konkrete siç vlerësojmë gjithcka që ju, qeveria dhe parlamenti bullgar ka bërë në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe në hapat drejt BE-së", u shpreh ajo. Ministri i jashtëm bullgar Nickolay Mladenov vizitoi sot Tiranën në kuadër të një një turi rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë shqiptarë ai shprehu mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa theksoi nevojën e dialogut politik mes palëve në parlament./a.s/s.s./
KOMENTE