Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mladenov-Topit:Shqipëria Mbështetje Të Palëkundur Shqipërisë Në Procesin E Integrimit
English

Mladenov-Topit:Shqipëria Mbështetje Të Palëkundur Shqipërisë Në Procesin E Integrimit

llgar, Mladenov, gjatë takimit me Presidentin Topi- TIRANË, 14 Maj/ATSH/.- Ministri i Jashtëm bullgar, Nickolay Mladenov, e siguroi sot Presidentin e Republikës, Bamir Topi, për vendosmërinë dhe mbështetjen e vendosur të Bullgarisë në integrimin e plotë të Shqipërisë në strukturat evropiane. Sipas një njoftimi për shtyp nga Presidenca, Kreu i shtetit priti sot në Presidencë ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Nickolay Mladenov dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë. Pasi i uroi mirëseardhjen "përfaqësuesit të një vendi mik", Presidenti Topi vlerësoi se "marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe dialogu politik mes dy vendeve tona janë në nivelin më të lartë". Presidenti vuri në dukje edhe nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare në fusha me interes të ndërsjelltë si energjetika, infrastruktura, turizmi dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta si Korridori 8 apo gaz-sjellës ndërkombëtar. Presidenti Topi bëri një përshkrim të situatës politike aktuale dhe të disa reformave kryesore të ndërmarra në vend si ajo në gjyqësor dhe përmendi sfidat për përmbushjen e aspiratave integruese të popullit tonë. Në këtë aspekt, Kreu i shtetit, pasi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Bullgaria, "i ka dhënë përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike dhe përgjatë rrugëtimit të saj drejt gjirit të familjes së madhe evropiane", e falenderoi ministrin Mladenov për qëndrimin dhe pozicionin e palëkundur bullgar për çështjen dhe njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Në takim ishin të pranishëm edhe zv/ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja si dhe Ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë respektivë, Bujar Skëndo dhe Teodor Rusinov./s.s./
KOMENTE