Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mlladenov: Duhet Kompromis Mes Palëve Për Zgjidhjen E Situatës Politike
English

Mlladenov: Duhet Kompromis Mes Palëve Për Zgjidhjen E Situatës Politike

TIRANË, 14 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - "Kompromisi për zgjidhjen e situatës arrihet vetëm nga palët shiptare dhe jo me ndërhyrje nga jashtë. Jam i bindur se një kompromis mes dy forcave politike mund të arrihet këtu dhe jo jashtë vendit", u shpreh ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolay Mlladenov pas takimit sot pasdite me kreun e Partisë Socialiste dhe kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama në selinë e PS-së. Ministri Mladenov pas takimit me Ramën, gjithashtu theksoi se, është e rëndësishme të arrihet një kompromis mes palëve për zgjidhjen e situatës politike. "Që të shprehem në lidhje me situatën politike në vend është e rëndësishme për mua të njihem me qëndrimet e të gjitha palëve", tha Mlladenov. Ai shtoi se "shpresoj që si opozita, dhe maxhoranca të arrijnë një kompromis i cili mbështetet në parimin e transparencës dhe ligjshmërisë"./n.m/
KOMENTE