Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, simpozium për Nënë Terezën
English

Në universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, simpozium për Nënë Terezën

Tiranë, 14 maj, NOA – Nesër në mjediset e universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” do të mbahet një simpozium për Nënë Terezën e Kalkutës, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj, ku bëhet me dijeni se do të jenë të pranishëm personalitete nga fusha fetare, politike dhe akademike.

Fjalën e mirëseardhjes do ta mbajë Imzot Rrok Mirdita, president i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë e cila është edhe organizuesja e këtij simpoziumi, ndërsa do të përshëndesë edhe kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli si dhe Nunci Apostolik në Tiranë, Ramiro Molner Ingles.

Një vend të veçantë do të zënë ligjëratat që do mbahen për këtë rast edhe nga Atë Brian Kolodiejchuk, M.C., i cili është edhe i ngarkuari që po ndjek çështjen e shenjtërimit të Nënë Terezës pranë Vatikanit.

Konkretisht, ai do të flasë rreth viteve të saj të errësirës shpirtërore nëpërmjet letrave intime të Nënë Terezës, të cilat së shpejti do të dalin edhe në gjuhën shqipe.

Më tej, një motër e nënë Terezës, motra Ancila Kërhanaj M.C. do të flasë për të dhe fillimet e misionit të saj në Shqipëri, pasi ajo e ka shoqëruar nënë Terezën në udhëtimin e saj të parë në Shqipëri në vitin 1989 dhe në fillimet e misionit të saj në Shqipëri.

Kanë dhënë konfirmimin e tyre në këtë takim përfaqësues të presidencës, të ambasadave të ndryshme si dhe zonja Liri Berisha që udhëheq edhe një fondacion me emrin e Nënë Terezës.

Ky në fakt, është vetëm njëri prej aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të Nënë Terezës. Ndërsa pritet së shpejti, dalja e librit me letrat intime të Nënë Terezës dhe promovimi që do të bëhet me këtë rast.

n.e/NOA

KOMENTE