Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 14 Maj -/ATSH/- Titujt kryesorë të shtypit shqiptar për ditën e sotme: "Panorama" AKSET RRUGORE; PROTESTA, PS VENDOS TË BLLOKOJË TIRANËN Reagon Ministria e Brendshme- Protestuesit e PS do të bllokojnë sot të gjitha hyrjet në Tiranë, një orë para protestës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Sipas një plani të organizuar nga selia e PS, mbështetësit e opozitës, të drejtuar nga deputetët e qarqeve do të udhëtojnë në këmbë nga periferitë e kryeqytetit, duke bllokuar rrugët kryesore. -Titujt të tjerë: Topi dekreton 3 kandidatë në Kushtetuese, dy janë rrëzuar nga PD dhe PS Raporti: Kriza politike do ngadalsojë ekonominë Durrës, dyfishohen taksat e plazhit privat "Koha Jonë". NDËRKOMBËTARËT: RAMA ËSHTË I PAPËRGJEGJSHËM Furi deklaratash në përpjekje për të sensibilizuar kreun socialist, që të heq dorë nga veprime që diplomatët e huaj i konsiderojnë si të papërgjegjshme dhe larg kornizave kushtetuese të vendit e standardeve -Titujt të tjerë: Ministria e Brendshme: Gjetëm kriminelë, te njerëzit e protestave Rama i lutet Bashës: "Na le t'bllokojmë naj rrugë mor burrë" Deputetët e PD: Qëllimi i PS, të krijojë destabilitet "Shqip" OPOZITA NË SHESH, BERISHA NË KROACI Negociatat, PS do ngrirjen e fletëve të votimit, PD "jep" kutitë e materialeve -Titujt të tjerë: Mjeku i operon këmbën e shëndoshë 15- vjeçares Fakulteti i Mjekësisë bëhet universitet me tre fakultete "Shekulli" AKSIDENT ME MAKINË, TRE TË VDEKUR Tmerr në Tiranë, taksi përplaset me bordurën e autostradës, vdesin dy pasagjerët dhe shoferi -Titujt të tjerë: Greva, Topi presion me Kushtetuesen Mashtrimi me shitjen e "Hotel Dajtit" "Gazeta Shqiptare" BANDA E DURRËSIT, DESHMITARJA NDRYSHON RREFIMIN NË GJYKATË Prokuroria humb dëshminë më të rëndësishme -Titujt të tjerë: Projekti i MASH rikthen stazhin për mësuesit Kriza, 4 mijë shtëpi pa u shitur në Tiranë PPE: VEPRIMI I RAMËS, QESHARAK, SHPËTOI VETEN NGA GREVA E URISË Volonte: kjo që po ndodh skualifikon totalisht opozitën. Bojkoti është i papranueshëm. Më duket se Rama po bën totalisht të kundërtën. Iniciativa e grevës së urisë është në kundërshtim më atë që ka deklaruar se do të bëjë -Titujt të tjerë: Elita forcon zërin, 376 personalitete kundër Ramës Tirana, 400 mijë euro fond ndihme për komunën e Graçanicës "Integrimi" KOSOVA NË RRUGËN E DUHUR PËR KONSOLIDIMIN E SHTETIT, LIGJIT DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, priti përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, njëkohësisht Përfaqësuesin Special të BE në Kosovë, Pieter Feith -Titujt të tjerë: Mesina:Greva dhe protesta do dëmtojnë turizmin në Shqipëri Në vitin 210, u hapën 2000 biznese të reja me shumë se një vit më parë "Zëri i Popullit" REVOLTA ZBRET TË ÇADRA E LIRISË. RAMA: SHQIPËRIA KUNDËR PUSHTETIT TË KRIMIT -Titujt të tjerë: PS: Policët që ngrenë dorën mbi qytetarët, do shkojnë para drejtësisë Qeveria hedh në rrugë 1200 punonjës nga Albpetrol./e.gj/
KOMENTE