Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

HTINË, 14 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Konsultime për qartësimin e reagimeve të ndryshme pas bastisjes së EULEX-it - Hetimet e EULEX-it i japin kohë politikës- Shqyrtimi i materialeve të mbledhura nga bastisjet në gjashtë lokacione të ndryshme po i merr kohë EULEX-it. Kjo po i mundëson politikës që të sqarohet rreth rastit Limaj. Partnerët ndërkombëtarë po u japin zyrtarëve kosovarë mesazhin se EULEX-it duhet "lënë duart e lira" Tituj të tjerë: Dell dhe Thaçi dënojnë kërcënimin publik ndaj Flaka dhe Veton Surroit Kryeministri Thaçi i kthehet riformatimit të Qeverisë Graçanica përfiton donacion prej 400 mijë eurosh nga Tirana Harun Aliu viktima e katërt, provokohet Tanusha Jep dorëheqje shefi i Agjencisë së Prokurimit Publik Dogana e Morinit zgjerohet për qarkullim pas 21 majit "Express" Drejtojnë bisedimet Prishtinë-Beograd - Hashim Thaçi dhe Boris Tadiç do t'i drejtojnë bisedimet teknike Prishtinë-Beograd. Shtetet e Bashkuara, BE, por edhe Rusia mund të bëhen lehtësues të dialogut mes dy vendeve. Plani ndërkombëtar për t'i ulur kosovarët dhe serbët në një tavolinë, parasheh që bisedimet të nisin me një takim të nivelit të lartë, e të vazhdojnë në kuadër të grupeve punuese. Tituj të tjerë: Hetohen 69 raste - EULEX po heton 69 dosje të korrupsionit dhe krimeve financiare. Kështu ka pohuar për Express, Zëdhënsja Kristina Herodes. Shkojmë deri në fund - Fatmir Limaj foli sërish për bastisjen ne Ministrinë dhe pronat e tij. Ai tha se i beson vetes dhe drejtësisë, e po ashtu se është i interesuar që kjo çështje të zbardhet deri në fund. Sidoqoftë, këtë zhvillim e quajti tendencë për poshtërim. Hetime pa politikë - Pieter Feith tha në Tiranë se EULEX'i ndërhyri në MTPT duke u bazuar në mandatin e tij. Ai pohoi se hetimet në "Rastin Limaj" do të vazhdojnë pa ndërhyrje politike. Shtrëngohet kufiri Sport: Cana i gatshëm ta ndihmojë Kosovën "Zëri" Qeveria i ikën riorganizimit - Me gjithë nevojën për një rishikim të tërësishëm të dikastereve të saj, Qeveria nuk ka plane të tilla Tituj të tjerë: Shtohet siguria në kufi me Maqedoninë 12 milionë euro për shpronësim Limaj: EULEX-i nuk ka gjetur asgjë antiligjore Hetime, pa ndërhyrje politike - "Hetimet do të vazhdojnë. Do të vazhdojnë pa ndërhyrjen e politikës", ka thënë Piter Feith në Tiranë Editoriali - Bëje policinë, ministër Rexhepi! Veriu, kaos ligjor "Tribuna shqiptare" Ministri Limaj flet sërish për hetimet ndaj tij - Jemi të pastër si loti Tituj të tjerë: Tiranë - PS bllokon sërish sheshet Prishtinë - Shërbyesit civilë bëhen me ligj Shkup - BDI me tri kërkesa Thaçi u flet ministrave - Përshpejtoni punët! Bisedimet me Beogradin - Kurrë për statusin Shtohet siguria "Bota Sot" Ndërkombëtarët garantojnë bashkë me hartën, krimin serb! - Cenohet integriteti, fyhen qytetarët dhe institucionet e vendit Tituj të tjerë: Sejdiu: Kosova kurrë nuk do të bisedojë më për statusin Kurthi i organizuar nga autoritetet maqedonase - Vrasja e shqiptarëve në Maqedoni Veprimet e Ramës, në kundërshtim me kërkesat e Këshillit të Evropës Qeveritarët të sigurt se Raporti i Progresit do të jetë pozitiv Shqipëria do të behet për inat të Ramës Kush e siguron eskortën e Nikoliqit në Mitrovicë dhe nën mbrojtjen e kujt ai e shkel sovranitetin e Kosovës? - Editoriali "Infopress" Asnjë cent i keqpërdorur - Intervistë me ministrin Fatmir Limaj Tituj të tjerë: Hetime, pa politikë Miratohet ligji për shërbyesit civilë Tregtia me BE-në, pritet notë pozitive Po punohet në autostradë Identifikohen viktimat e Radushës Në 29-vjetorin e rënies, përkujtohet Tahir Meha Editorial - Një memorial në Serbi për viktimat shqiptare "Lajm" Shoqëria civile kërkon nga EULEXi ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit - Presioni joqeveritar Tituj të tjerë: Shefi i ICO-së, Pieter Feith, e vizitoi Shqipërinë - GJND-ja nuk e zhbën pavarësinë Broçkullat e LDK-së Dy vjet pas pavarësisë së Kosovës - Asnjë marrëveshje juridike ndërkombëtare Koncesionimi i Aeroportit, jotransparent "Epoka e Re" Ministri Fatmir Limaj, 15 ditë pas spektakleve të EULEX-it e ka dhënë intervistën e parë para opinionit publik. I ka hedhur poshtë të gjitha fushatat kundër tij. Paraqitje bindëse. - Asnjë cent - Jo 80 milionë, por asnjë cent nuk është shpërdoruar Tituj të tjerë: Të tjerët e njohën luftën dhe UÇK-në, disa nga shqiptarët jo! "Kosova Sot" Ministri i MTPT-së flet për hetimet e EULEX-it ndaj tij - Limaj: E kanë gabim Tituj të tjerë: Kërkesa e Mustafës, temë debati në LDK - Qëndrimi i kryetarit të Prishtinës për prishje të koalicionit nuk ka nxitur asnjë lëvizje të re në skenën politike kosovare. Autostrada në kilometrin e gjashtë Kriza greke, efekte të vogla në Kosovë Editoriali - Kriza e vërtetë /s.s./
KOMENTE