Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Në 24 Orë, 10 Shtetas Në Pranga Per Vepra Te Ndryshme Penale
English

Policia: Në 24 Orë, 10 Shtetas Në Pranga Per Vepra Te Ndryshme Penale

TIRANË, 14 Maj /ATSH / . - Gjate 24 orëve te fundit, nën akuzën e "Kanosjes me armë", "Vjedhjes", si dhe "Shpërndarjes së narkotikëve", kanë përfunduar në prangat e policisë dhjetë shtetas, mes të cilëve edhe një 62-vjecar nga Tirana, i dënuar në prill të këtij viti për veprën penale të "Mashtrimit". Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur sot për ATSH-në se, u arrestua dje një adoleshent nga Tirana, i cili dyshohet se për motive të dobta, ka goditur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij, që aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Po për veprën penale të "Kanosjes" dhe "Armëmbajtjes pa leje", u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm, Shefki Karaj, 42 vjeç, banues në Mëzez, Kashar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti me 1 vit heqje lirie. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, eshte arrestuar teksa tentonte të vidhte një lokal në qendër të Tiranës, 20 vjeçari Mariglen Korra, banor i kryeqytetit. Nderkohe, dë dyshuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme të hollash si dhe kartave telefonike në market "Rrica" në kryeqytet, policia ndaloi dje Ervin Lushka dhe Tahir Karameta, të moshës 23 vjeç, me banim në Kavajë. Nën akuzën e "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", u arrestua në kushtet e flagrancës në një nga rrugët e kryeqytetit, 23 vjeçari Përparim Lika nga Tirana. Po ashtu, u ndalua nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në kryeqytet, Alfred Xhuti, 62 vjeç nga Tirana, në ngarkim të të cilit, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhërin "Arrest në burg", për veprën penale të "Mashtrimit". Ky shtetas akuzohet se ka ofruar ndihmë për uljen e dënimit për një shtetas tashmë të dënuar, i cili është dënuar me 25 vjet burg, me vendim të formës së prerë për veprën penale të vrasjes. /m.sh//a.ke/
KOMENTE