Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Poloni - Kaczynski - Një Gabim Në Pilotim Mund Të Jetë Shkaku I Tragjedisë
English

Poloni - Kaczynski - Një Gabim Në Pilotim Mund Të Jetë Shkaku I Tragjedisë

VARSHAVË, 14 maj /ATSH-ANSA/ - Një gabim në pilotim mund të ketë qenë shkaku i tragjedisë ajrore të avionit presidencial Tupolev 154 në Smolensk të Rusisë, ku humbën jetën presidenti polak Lech Kaczynski dhe 95 persona të tjerë që ndodheshin në bord, përfshi bashkëshorten e tij Maria. Kjo është ajo çfarë mendon, në një rindërtim të ngjarjes për të përditshmen "Polska The Times", koloneli Piotr Lukaszewicz, ish-shefi i trajnuesve të aeronautikës ushtarake polake. Sipas Lukaszewicz, para nisjes, katër pilotët nuk kishin asnjë informacion të plotë për kushtet meteorologjike dhe vetëm pas ngritjes në fluturim u njoftuan për mjegullën e dendur mbi Smolensk. Gjatë tentativës për ta uluar avionin në pistë, pilotët u mbështetën kryesisht te instrumentet e avionit dhe duke mos pasur informacion për ndryshimet e theksuara të terrenit (që me sa duket arrinte një disnivel deri në rreth një mijë metra) para pistës së uljes, e drejtuan avionin në një kuotë tepër të ulët. Në këtë fazë, piloti ndoshta ka tentuar një manovër për të rimarrë lartësi duke i dhënë fuqi motorëve deri në maksimum. Por për t'ia dalë i munguan vetëm pak sekonda, shpjegon Lukaszewicz. Koloneli thekson se të gjithë motorët, edhe ata të avionëve Tupolev, për shkak të forcës së inercisë, kanë nevojë për disa sekonda që të arrijnë maksimumin e fuqisë. Dhe ishin pikërisht këto sekonda që shkaktuan tragjedinë. Përplasja në tokë ishte e pashmangshme kur avioni preku me krahun e majtë majat e disa pemëve dhe trupi i avionit humbi balancën. Sipas Lukaszewicz, një pozicion i tillë në momentin e rrëzimit përjashton çdo mundësi për mbijetesën e pasagjerëve. Ministri polak i Brendshëm, Jerzy Miller, deklaroi sot se rezultatet përfundimtare të hetimeve për tragjedinë nuk do të bëhen publike para zgjedhjeve presidenciale të 20 qershorit. Por, sipas ministrit, mund të arrihet në një marrëveshje me komisionin rus që drejton hetimet, që së shpejti të bëhen publike disa rezultate të pjesshme. Dje, disa familjarë të viktimave në një letër publike protestuan kundër adresimit të përgjegjësisë së incidentit, veçanërisht për pilotin e Tupolevit. /e.v/
KOMENTE