English

Pragë - Fule: Zgjerimi I Bashkimit Evropian Nuk Do Të Shtyhet

PRAGË, 14 maj /ATSH-MIA/ - Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule deklaroi se ngjarjet e fundit me deficitin buxhetor në Greqi dhe dukuritë e korrupsionit në disa vende anëtare si në Rumuni dhe Bullgari mund të ndikojë në vlerësimin e përparimit të vendeve ballkanike, por ato nuk mund ta shtyjnë procesin e zgjerimit të bllokut. "Nuk mendoj se cilido faktor i jashtëm, përfshirë këtu edhe krizën aktuale ekonomike në BE, mund ta shtyjnë procesin e zgjerimit. Mendoj se faktorët e brendshëm, përkatësisht reformat, janë kyçe për shpejtësinë e afrimit drejt unionit", shtoi Fule në një intervistë për radion ''Evropa e Lirë''. Fule konfirmoi se kriza ekonomike ndikon në funksionimin e unionit, por sipas tij, jo edhe në çështjet prioritare si zgjerimi për çka janë miratuar mjetet për periudhën për vitet 2007-13. Duke mos dashur të komentojë datën kur mund të pritet hyrja e Ballkanit Perëndimor në BE, File shton se ''nuk është punë e Komisionit Evropian të merret me parashikime se kur një vend do të hyjë në BE. Kjo para së gjithash varet nga shpejtësia me të cilën do të përmbushen standardet e parashikuara''./ a.jor.
KOMENTE