Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Opozita Do Rezistojë Paqësisht Me Kurajo Dhe Durim Në Kërkim Të Transparencës
English

Rama: Opozita Do Rezistojë Paqësisht Me Kurajo Dhe Durim Në Kërkim Të Transparencës

S TIRANË, 14 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot, se "opozita do rezistojë në mënyrë paqësore me kurajo dhe durim dhe do ta fitojë betejën me të vërtetën, pa thyer asnjë xham dhe pa këputur asnjë lule". Në protestën e radhës së organizuar para selisë së kryeministrisë, z. Rama hodhi poshtë të gjitha ato zëra që flasin për protesta të dhunshme. "Ne nuk ngjajmë me opozitën që digjte institucionet dhe bashkë me to fytyrën e Shqipërisë. Unë kurrë nuk kam besuar te dhuna dhe kurrë nuk do dyshoj te rezistenca paqësore, si e vetmja forcë që mund të largojë të keqen", tha Rama. Sipas tij "opozita nuk ka dalë në rrugë për të shkatërruar dhe djegur Shqipërinë". Ai shprehu bindjen se "zëri i opozitës po dëgjohet, kauza po përparon dhe zgjidhja është sot më afër se ndonjëherë falë edhe besimit që kanë partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë". Rama tha se "askush nuk do ndalojë drejt transparencës që kërkojmë për të shkuarën në mënyrë që e ardhmja të mos merret më peng". "Integrimin nuk e pengon transparenca, por kutitë e mbyllura. Ne nuk kërkojmë të marrim pushtetin përmes transparencës, nuk duam të marrim pushtetin në tavolinë, por ti dorëzojmë popullit armën me të cilën u mor pushteti", tha z. Rama. "Sot bëhen 14 ditë greve dhe 15 netë urie që 202 njerëz si ne po stërmundohen duke na udhëhequr të gjithëve në rrugën e kërkimit të së vërtetës. " tha Rama. Kryesocialisti Rama tha se "nuk është greva e urisë së opozitës që ka sjellë thellimin e krizës, por është e kundërta". "Nuk janë protestat tona shkaku i mungesës së normalitetit dhe demokracisë në vend, por është e kundërta. Nuk jemi ne që largojmë Shqipërinë nga Europa duke kërkuar transparencën për zgjedhjet por janë kutitë e mbyllura të zgjedhjeve që e mbajnë Shqipërinë larg Europës", tha z. Rama./a.gj/
KOMENTE