Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Bërthamore - Clinton: Irani Nuk Do Të Reagojë Pa Një Veprim Të Okb-Së
English

Shba - Bërthamore - Clinton: Irani Nuk Do Të Reagojë Pa Një Veprim Të Okb-Së

UASHINGTON, 14 maj /ATSH-AFP/ - Irani nuk do të reagojë ndaj shqetësimeve të ndërkombëtarëve lidhur me programin e tij bërthamor për sa kohë Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk do të ketë vepruar për ta detyruar atë, ushpreh sot shefja e diplomacisë amerikane Hillary Clinton. "Mendoj se nuk do të kemi asnjë përgjigje serioze nga iranianët përpara se Këshilli i Sigurimit të veprojë", u shpreh ajo në një konferencë të përbashkët shtypi në Uashington me homologun britanik William Hague. Shtetet e Bashkuara, në krye të vendeve që dyshojnë se Teherani po përpiqet të sigurojë armën bërthamore nën pretekstin e një programi civil, kanë paraqitur në Këshillin e Sigurimit një projekt sanksionesh të reja kundër Republikës Islamike. "Po bëjmë progres çdo ditë në Nju Jork ku ndodhet selia e OKB-së, u shpreh sekretari i shtetit. E pyetur për tentativën e ndërmjetësimit të presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Sila, i cili pritet të shkojë në Teheran më 16 maj, ajo u shpreh se "brazilianët ndodhen përpara përpjekjeve të vështira". Shtetet e Bashkuara dhe Rusia e kanë cilësuar këtë iniciativë si "shansin e fundit për dialog përpara se OKB-ja të miratojë sanksione. /I.Pu.
KOMENTE