Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim - Erdogan Në Vizitë Zyrtare Në Greqi
English

Shënim - Erdogan Në Vizitë Zyrtare Në Greqi

ATHINë, 14 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në Athinë për një vizitë zyrtare dyditore destinuar afrimit mes dy vendeve, sipas informacioneve nga televizioni zyrtar grek. Pas një dreke pune, Erdogan dhe homologu i tij grek Jorgos Papandreu do të zhvillojnë në mesditë takimin e parë të Këshillit të Lartë për bashkëpunim, ku do të marrin pjesë 10 ministra nga secili vend që do t'i hapë rrugën nënshkrimit të 20 marrëveshjeve dhe projektmarrëveshjeve. Vizita e Erdoganit do të mundësojë gjithashtu dhe zgjerimin e marrëveshjeve tregtare. Një forum biznesmenësh nga dy vendet, bashkëorganizuar nga pronarët grekë dhe turkë do të përurohet nga dy kryeministrat. "Vizita është një revolucion në marrëdhëniet tona (...) Ne duhet të kalojmë në një etapë tjetër psikologjike pas disa dekadash armiqësi'', deklaroi dje Erdogan duke shtuar se do të zhvillohen diskutime edhe për një ndryshim në marrëdhëniet mes pupullit grek dhe atij turk./ /ec/ a.jor.
KOMENTE