Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Lorik Cana Fiton Çmimin Lojtari Më I Mirë I Sezonit Tek Sandërlend
English

Sport-Futboll/ Lorik Cana Fiton Çmimin "Lojtari Më I Mirë I Sezonit" Tek Sandërlend

TIRANË, 14 maj / ATSH- Gjergji Mima/- Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka fituar çmimin "Lojtari më i Mirë" për sezonin 2009-'10 tek skuadra e tij angleze Sandërlend, sipas votimeve të tifozëve të klubit anglez të publikuara në faqen zyrtare në internet. Mesfushori kuqezi ka fituar 14 nga 42 anketat e zhvilluara në këtë edicion, duke lënë mbrapa futbollistë si Kreig Gordon dhe Andi Ried (pesë herë fitues). Triumfi i fundit i kapitenit të Sandërlendit ishte në ndeshjen që mbylli kampionatin në Premiership kundër Volverhemptonit, ku 36.5 për qind e votuesve e votuan për paraqitjen e tij. Cana ka deklaruar se "ky çmim është mjaft i rëndësishëm për mua. Jam shumë mirënjohës dhe dëshiroj t'i falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre gjatë sezonit tim të parë në Angli"./s.s./
KOMENTE