Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Shqipëria Miqësore Edhe Me Të Rinjtë E Romës
English

Sport-Futboll/ Shqipëria Miqësore Edhe Me Të Rinjtë E Romës

TIRANË, 14 Maj / ATSH- Gjergji Mima/- Kombëtarja shqiptare e futbollit, në prag të përgatitjeve për dy takimet miqësore ndaj Malit të Zi në Podgoricë në 25 maj dhe ndaj Andorrës në Tiranë në 2 qershor, pritet të zhvillojë edhe një tjetër takim miqësor. Sipas burimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, në 21 maj në Tiranë përfaqësuesja shqiptare pritet të zhvillojë një miqësore ndaj ekipit U-19 të skuadrës së Romës. Ndërkohë, nesër pritet që trajneri i ekipit Kombëtar, Josip Kuzhe, të shpallë listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këto miqësore, ku nuk do të mungojnë surprizat. Sipas FSHF-së, "në këto takime trajneri Josip Kuzhe do të kërkojë të ketë të disponueshëm të gjithë futbollistët më të rëndësishëm, duke kërkuar të riluajë një ndeshje të ngjashme me atë ndaj Irlandës se Veriut. Kjo ndeshje zhvillohet në prag të fillimit të edicionit eliminator të Euro 2012". Josip Kuzhe deri tani ka koleksionuar 2 fitore dhe 2 barazime në takimet miqësore me ekipin kombëtar shqiptar. /s.s./
KOMENTE