English

Vangjel Dule: Qeveria, këmbëkryq në kutinë e zezë të avionit të rrëzuar

Tiranë, 14 maj, NOA – “Qeveria është ulur këmbëkryq në kutinë e zezë të avionit të rrëzuar të zgjedhjeve të 28 qershorit”.

Kështu tha në fjalën e tij para protestuesve të opozitës, kreu i partisë së Bashkimit për Njeriun, Vangjel Dule, sipas të cilit, ka mëse 14 ditë që po përjetohet një eveniment i madh për demokracinë në vend.

“Grevistët po na tregojnë se si fitohet, sesi do hapen kutitë, sesi do hapet rruga për zgjedhje të ndershme, sesi do hapet rruga për integrimin në Bashkimin Evropian”, tha më pas ai.

Në fund, Dule nuk la pa përmendur kushtet e vështira ekonomike në të cilat po jeton vendi, duke i cilësuar si një kusht tjetër për të cilin grevistët po sakrifikohen në çadrën e ngujimit.

n.e/NOA

KOMENTE