English

Akuza të reja për Polanskin, aktorja e denoncon për keqtrajtim seksual

SHBA, 15 maj, NOA - Regjisori Roman Polanski duhet të përballet me akuza të reja. Aktorja britanike Charlotte Lewis e akuzon atë për keqtrajtim seksual në Paris kur ajo ishte në moshën 16 vjeç.

Leëis tha se Polanski e kishte bërë abuzimin në vitin 1982. Regjisori ndodhet në Zvicër në arrest shtëpie dhe mbrohet kundër ekstradimit të tij në SHBA. Ai u shpall fajtor se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një të mitur 13 vjeçare, por ishte larguar në Francë para vendimit të gjyqit.

Regjisori i filmave, Roman Polanski është ndaluar nga policia më 26 shtator të vitit të kaluar teksa ndodhej në Zyrih për të marrë një çmim për punën e tij si kineast.

Vizita e tij në Zyrih i ka kushtuar prangat regjisorit hollivudian, në vend të çmimit të shumë pritur. Autoritetet e Festivalit të Filmit në Zyrih bënë të ditur se ndalimi i regjisorit të njohur u krye pas një urdhër arresti amerikan 31 vjeçar.

Polanksi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare në vitin 1977, por ai u largua në Francë para se të dënohej.

Veprimin e jashtë ligjshëm ai e ka pranuar edhe vetë ndërsa prangat iu vendosën rreth 31 vjet pasi kishte bërë seks me një të mitur. Regjisori me origjinë polake nuk kishte shkuar në SHBA që prej më shumë se 30 vjetësh.

m.xh/NOA

KOMENTE