English

Axhenda Ndërkombëtare 15 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ BANGKOK - Të paktën tre persona janë vrarë sot në mëngjes gjatë përleshjeve të tjera mes ushtarakëve dhe manifestuesve në Bangkok, arenë e përleshjeve të dhunshme që prej më tepër se 24 orëve që kanë shkaktuar deri tani të paktën 16 të vdekur dhe 141 të plagosur. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, bëri thirrje për t'i dhënë fund dhunës dhe Shtetet e Bashkuara për "vetëpërmbajtje". TË TJERA --------------- TRIPOLI/HAGË - Rubeni, djaloshi 9-vjeçar nga Holanda, i mbijetuari i vetëm i aksidentit të avionit Airbus A330-200 të kompanisë "Al-Afriqiyah" pranë Tripolit, pritet të riatdhesohet sot në Holandë. UASHINGTON/VENICE (SHBA) - Ndjekje e përpjekjeve të filluara për të penguar përhapjen e shtresës së naftës që kërcënon brigjet amerikane të Gjirit të Meksikës, ndërkohë që presidentin Barack Obama njoftoi dje një rishikim të procedurave të autorizimit të shpimit. CAP CANAVERAL (SHBA) - Anija kozmike Atlantis u lëshua me sukses nga Florida me gjashtë astronautë në bord drejt Stacionit hapësinor ndërkombëtar (ISS) në atë që pritet të jetë udhëtimi i saj i fundit në hapësirë. ATHINË - Përfundon vizita zyrtare dyditore e kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan e përqendruar në përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje. Erdogan largohet për në Turqi në orën 11:00. ZAGREB - Asamble e përgjithshme e Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin(Berzh). MOSKË - Manifestim i të rinjve pro Kremlinit të cilët mbledhin 65 000 persona për të përkujtuar 65-vjetorin e fitores mbi nazistët (08:00). BISHKEK - Ndjekje e situatës pas përleshjeve në jug të vendit mes përkrahësve dhe opozitarëve të qeverisë së përkohshme. BERLIN - Oskar Lafontaine heq dorë për arsye shëndetësore nga drejtimi i partisë së majtë, die Linke. /I.Pu.
KOMENTE