English

Berisha: Kriza ekonomike ndikoi, por rritja ekonomike është pozitive

Tiranë, 15 maj, NOA – Në konferencën për mediat, Kryeministri Sali Berisha indori gazetarët në lidhje me vizitën e zhvilluar në Kroaci.

Ai theksoi se ky takim ka qenë shumë i rëndësishëm për shkak se Banka Europiane e Rindërtimit dhe Zhvillimit dhe të ftuarit në këtë takim diskutuan për investime në rajonin e Ballkanit.

Berisha u shpreh se gjatë fjalës së tij në Takim ka folur për ekonominë e Shqipërisë dhe investimet e bëra. Ai shtoi se “Shqipëria i ndjeu pasojat e cunamit financiar në tre mujorn e fundit të vitit 2008. Pati rënie të eksporteve dhe depozitave, por rritja ekonomike mbeti qartësisht pozitive”, u shpreh Berisha.

Ai vlerësoi përformancën e ekonomike dhe theksoi se qeveria mbetet e vendosur për të vijuar me projektet financiare dhe me rritjen e pagave dhe pensioneve.

m.xh/NOA

KOMENTE