Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Nuk ka asnjë dokument negociatash, transparenca sipas Kushtetutës
English

Berisha: Nuk ka asnjë dokument negociatash, transparenca sipas Kushtetutës

Tiranë, 15 maj, NOA Update – “Nuk ka asnjë dokument nga ndërkombëtarët”. Kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë mundësinë e nisjes së negociatave dhe ekzistencën e një drafti me propozime për zgjidhjen e situatës politikës. Berisha ka përmendur se vetëm respektimi i rekomandimeve të Këshillit të Euriopës do të sillte zgjidhjen e krizës.

“Ju garantoj me përgjegjësinë më maksimale se në tryezën time nuk ekziston asnjë draft dhe asnjë pak tjetër, nga asnjë institucion evropian apo perëndimor për këtë problem. Dua të rikujtoj se BE ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se këtë çështje duhet ta zgjidhin shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Ai edhe një herë ka bërë thirrje se për këtë çështje do të respektohet vetëm ligji dhe Kushtetuta.

Berisha u shpreh se ligjet e vendit nuk e ndalojnë transparencën. “Zoti Rama nëse do, mund t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e cila ka tagrin për këtë çështje”, u shpreh Berisha.

Kryeministri u shpreh se rekomandimet e Këshillit të Europës janë ato mbi të cilat mund të punohet për zgjidhjen e krizës.

Në lidhje me deklaratat e ambasadorit të OSBE-së, Robert Bosch për një draft mbi të cilin po negociohet, Berisha u shpreh se axhenda e kryeministrit nuk funksionon sipas deklaratave mediatike.

m.xh/NOA
KOMENTE