English

Bolivi - Pesë Të Vdekur Nga Përpleshjet Mes Bandave Të Trafikut Të Drogës

LA PAZ, 15 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur orët e vona të natës së kaluar, nga përleshjet që kanë ndodhur mes narkotrafikantëve në një zonë të qytetit Santa Cruz, në lindje të Bolivisë, njoftoi sot policia. Incidenti ndodhi në lokalitetin San Ramon, rreth 900 kilometra në lindje të La Paz, në një zonë ku trafiku i drogës është një aktivitet shumë i përhapur. Bolivia është prodhuesja e tretë më e madhe në botë e kokainës pas Kolumbisë dhe Perusë./ /i.p/
KOMENTE