Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Botohet libri “Perandori, portat e Romës”
English

Botohet libri “Perandori, portat e Romës”

Tiranë, 15 maj, NOA /Milena Selimi - Nga përleshjet e gladiatorëve, tek intrigat e Senatit romak; nga luftërat që krijuan perandorinë, te tradhtitë që desh e copëtuan atë; romani “Perandori”, i pari i një cikli prej 4 romanesh, rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Jul Çezarit, një prej njerëzve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Duke ndërthurur në mënyrë të shkëlqyer historinë me aventurën, “Perandori” sjell historinë e një djaloshi ambicioz që përballet me sprovën e tij të parë të madhe në jetë, duke u përfshirë në atë konflikt të përgjakshëm për pushtet që ka vënë ballë për ballë vetë qytetarët e Romës, duke tronditur që nga themelet Republikën e Romës.

Conn Iggulden, lindur në Angli më 1971, është bërë i famshëm në mbarë botën për romanet e tij historikë. Ndër ta më të njohur janë cikli “Perandori” për jetën e Jul Çezarit, si dhe cikli kushtuar Gingis Khanit, nga i cili deri më sot janë botuar tre romanet e parë. Të gjithë romanet e tij kanë qenë në krye të listës së bestsellerëve si në SHBA, ashtu edhe në Angli.

Një libër që të entuziazmon, i cili ia del tu japë jetë ngjarjeve të mëdha të historisë dhe atij realiteti herë-herë brutal të asaj kohe.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE