Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani E Madhe - Vëllai I Miliband Në Garë Për Kryesinë E Laburistëve
English

Britani E Madhe - Vëllai I Miliband Në Garë Për Kryesinë E Laburistëve

ROMË, 15 maj /ATSH-ANSA/ - Ed Miliband, ish-sekretari për ndryshimet klimatike në qeverinë britanike, do të kandidojë për pozicionin e kryetarit të partisë Laburiste duke sfiduar kështu vëllain e madh, ish-ministrin e Jashtëm, David Miliband, shkruan sot botimi elektronik i të përditshmes "Guardian". Ed Miliband, 40 vjeç, do të "shfrytëzojë" sot fjalimin në Londër në një konferencë të Fabian Society për të shpallur formalisht kandidaturën e tij përballë vëllait David. Sipas disa aktivistëve që dje morën pjesë në një takim elektoral në zonën e Ed Miliband, në Doncaster North, vëllai i vogël i ish-ministrit të Jashtëm deklaroi se e kishte menduar gjatë këtë vendim. "Unë dhe vëllai im jemi dakord për faktin se partia ka nevojë për sa më shumë zgjedhje", deklaroi Ed. /e.v/
KOMENTE