Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doda: Edi Rama Ka Frike Të Hyjë Në Grevë Urie
English

Doda: Edi Rama Ka Frike Të Hyjë Në Grevë Urie

TIRANË, 15 Maj/ATSH/.- Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda tha sot në një deklaratë për shtyp se, "Edi Rama ka frikë të hyjë në grevë urie". "Kryetari socialist, i përbetuar se do vinte në shërbim të kauzës edhe trupin e tij, pasi foli e përfoli gjatë gjithë ditës grevën e urisë që do të fillonte ai vetë, qau për fëmijët e grave që e kanë mamin pa bukë në mes të rrugës dhe më pas, mori lule dhe vrapoi të hante supën e ngrohtë të mamit", tha Doda. Duke iu drejtuar grevistëve ajo tha se "sakrifica juaj ishte e destinuar të ndeshej me zhgënjimin e sjelljes së një burri që ju la vetëm për disa herë me radhë në këtë teatër politik, që ju po konsumoni para syve tanë". "Qirinjtë e munguar të tortës së ditëlindjes së një fëmije janë një apel i madh për rikthimin pranë familjarëve tuaj, të cilët nuk e meritojnë këtë sakrificë për kapriçon e kryetarit tuaj, u shpreh deputetja Doda. /a.s//n.m/
KOMENTE