Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama tërhiqet nga kërkesa e panegociueshme për hapjen e kutive
English

Edi Rama tërhiqet nga kërkesa e panegociueshme për hapjen e kutive

Tiranë, 15 Maj 2010 Foto Update – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tërhiqet nga panegociueshmëria e kërkesës për hapjen e kutive të votimit duke deklaruar se kjo mund t’i lihet në dorë Komisionit të Venecias.

Deklarata e z.Rama u bë pak çaste më parë, ndërsa po zhvillon një takim me gazetarë ku edhe njoftoi ndryshimin e qëndrimit afro 15 ditor.

Rama theksoi se ky kompromis që ofron bën të mundur që të hapen kutitë e materialit zgjedhor dhe më tej, nëse do të hapen ose jo kutitë e votimit, kjo do t’i lihet në dorë një organizmi të huaj siç është Komision i Venecias i cili siç tha Rama mund të japë një opinion të pavarur që premtoi se do ta pranojë.

“Transparencë përmes një hetimi që mund të fillojë duke hapur materialet e kutive zgjedhore dhe opinioni për atë nëse duhet ose jo të hapen kutitë e votimit, t’i lihet një pale të tretë, Komisionit të Venecias”, - deklaroi kreu socialist.

Në këtë kuadër, z.Rama premtoi se kërkon “transparencë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme” dhe siguroi se nuk dëshiron që të marrë pushtetin në tavolinë”, duke shtuar se ne e kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve të kaluara.

Deklarata e Ramës erdhi vetëm pak orë pasi Kryeministri Berisha paralajmëroi se s’do të ketë asnjë negocim që vjen jashtë kornizave ligjore duke ftuar dhe një herë Ramën që t’i drejtohet gjykatave dhe Komisionit të Venencias për çdo kërkesë që lidhet me hapjen e kutive.

Duket se dalja e Berishës ka qenë vendimtare për Ramën që pasditen e sotme të tërhiqet nga kërkesa deri dje ultimative dhe e panegociueshme për hapjen e kutive.

r.n/NOA

KOMENTE