English

Gjenetikë, pse tibetianët kanë një trup prej “superman”

Tibet, 16 Maj NOA - Tibetianët kanë me të vërtetë një trup prej “superman” dhe motivi i saj janë dhjetë gjene që janë zbuluar dhe tregojnë se si mund të jetojnë ata, në një lartësi të madhe mbi nivelin e detit.

Për këtë arsye shkencëtarët amerikanë dhe ato kinezë, kanë studiuar rreth 75 persona të këtij vendi, të cilët jetojnë në një lartësi prej 4 mijë e 600 metër nga niveli i detit, ku në to zbuluan, 10 gjene të cilët janë mjaft të rëndësishëm për frymëmarrjen në këtë lartësi.

Sipas tyre, me shumë mundësi, 2 prej këtyre gjeneve janë pjesë e një sinteze të hemoglobinës, të cilët janë “gjene speciale” dhe janë të afta të marrin më shpejt oksigjenin e ta transferojnë atë në trup.

r.b/NOA

KOMENTE