Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iran - Një Tërmet Me Magnitudë 5.1 Ballë Trondit Jugun E Vendit
English

Iran - Një Tërmet Me Magnitudë 5.1 Ballë Trondit Jugun E Vendit

TEHERAN, 15 maj /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë goditi në orët e vona të natës së kaluar një rajon jugor të Iranit megjithëse nuk ka njoftime të menjëhershme për viktima, njoftoi sot agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, Irna. Tronditjet e tokës u regjistruan rreth orës 18:49 GMT, në afërsi të Dalakit, qytet që ndodhet në provincën Boushehr dhe afër provincës Farsi. Agjencia e lajmeve Fars nuk dha njoftime për të lënduar apo viktima në Dalaki, por shtoi se popullsia ishte shumë e shqetësuar dhe paniku përfshiu zonën menjëherë pas tërmetit. Iran, i cili ndodhet në një rajon të përbërë nga pllaka të ndryshme tokësore, goditet në mënyrë periodike nga tërmetet të cilat herë herë rezultojnë vdekjeprurëse për shumë banorë Më 26 dhjetor të vitit 2003, një tërmet shkaktoi shumë i fuqishëm shkaktoi 31 mijë të vdekur në Bam, juglindje e Iranit, që përbënte rreth një të katërtën e popullsisë së qytetit./ /i.p/
KOMENTE