Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë, dënohet me vdekje personi që plagosi 29 fëmijë
English

Kinë, dënohet me vdekje personi që plagosi 29 fëmijë

Kinë, 15 maj, NOA - Një kinez, i cili kishte plagosur me thikë 29 fëmijë dhe tre mësimdhënës, është dënuar me sot me vdekje.

Mediat kineze njoftojnë se gjykimi i tij është bërë brenda ditës. I dënuari është 47-vjeçari, Xu Yuan. Ai u shpall fajtor për sulm në një çerdhe fëmijësh në qytetin Taixingu, muajin e kaluar.

Kryeministri kinez, Uen Jiabao, ka thënë se dhuna në rritje, kryesisht ndaj fëmijëve, ka lëshuar rrënjë të thella në tensionet sociale, të cilat duhen zgjidhur. Autoritetet janë zotuar se do të marrin masa të ashpra në trajtimin e këtij problemi.

Në një seri sulmesh në shkollat kineze kanë humbur jetën 27 persona, kryesisht fëmijë, dhe janë plagosur më se 80 të tjerë që nga marsi i këtij viti.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE