English

Korçë: Kronika- Shkurt- 15 Maj 2010

* Pogradec: Katër persona arrestohen për falsifikim vizash Policia arrestoi të shtunën katër persona, pasi kishin falsifikuar vizat në pasaportat e tyre. Sipas Policisë, "në pikën kufitare të Tushemishtit u arrestuan në flagrancë shtetasit Fiqiri Gjura, 49 vjeç, Skënder Gjura, 51 vjeç, Hamza Gjura. 38 vjeç, të tre nga fshati Ushtelicë i rrethit të Dibrës dhe Dritan Sina, 32 vjeç, nga fshati Hodoshisht i të njëjtit rreth". Sipas burimeve, të arrestuarit kanë dashur të kalojnë kufirin në Tushemisht dhe në pasaporatat e tyre janë gjetur viza pune greke të falsifikuara. /b.fejzulla/ * Korçë: Shëmbet taraca, aksidentohet ish- polici Një person u aksidentua rëndë të premten vonë, pasi u godit nga një copë betoni që u shkëput nga një tarracë pallati. Sipas Policisë, "ndërsa ishte duke kaluar në tortuar ish-polici 26-vjeçari Erion Mërkuri nga Korça, nga pjesa anësore e taracës së një pallati tre katësh në bulevardin "Republika" u shkëput një pjesë betoni, që e goditi në kokë". Ai u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas është transportuar me urgjencë me helikopter në spitalin ushtarak në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën./b.fejzuall/ch/
KOMENTE