Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Ujësjellësi I Ri Përmirëson Furnizimin E Qytetarëve Dhe Cilësinë E Ujit
English

Kukës: Ujësjellësi I Ri Përmirëson Furnizimin E Qytetarëve Dhe Cilësinë E Ujit

KUKËS, 15 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Konstatimi i ndotjes së ujit të pijshëm në dy lagje të qytetit ka shkaktuar jo pak shqetësime të banorët e Kukësit, dhe ia nxitur institucionet vendore të kërkojnë zgjidhje. "Rrjeti i brendshëm mjaft i amortizuar dhe ndërhyrjet e paligjshme në rrjet janë shkaqet kryesore të fenomenit të ndotjes, ndonëse jo problematike, gjë që është verifikuar nga analizat kimike e bakteorologjike të ujit",- thotë përgjegjësi i sektorit të higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Neritan Biba. Sipas burimve nga bashkia, zgjidhja përfundimtare e problemit do të arrihet brenda këtij viti me ndërtimin e ujësjellësit të ri. "Me një fond prej 3,6 milionë euro të Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjekllës-kanalizimeve ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri që parashikohet të përfundojë në fund të këtij viti e që do të mundësojë furnizimin gjatë 24 orëve të konsumatorëve të qytetit e 14 fshatrave përreth tij",- thotë kryetari i bashkisë Hasan Halilaj. Sipas Halilaj, ndërtimi i tij mundëson edhe ndërtimin e rrjetit të ri deri te konsumatori e që do të eliminojë rastet e ndotjes së ujit si pasojë e rrjetit aktual krejt të amortizuar, i ndërtuar në vitin 1967./ch/
KOMENTE