Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kutitë, Berisha: Rama të bëjë transparencën e çadrave të kampingut
English

Kutitë, Berisha: Rama të bëjë transparencën e çadrave të "kampingut"

Berisha përgënjeshtron OSBE: S’ka marrëveshje “Zgjidhja e situatës, sipas orientimit të KiE”

Tiranë, 15 maj, NOA Update - Kryeministri Sali Berisha u shpreh se është i vendosur që të respektojë të drejtën për të protestuar të opozitës, por ka kërkuar nga kryetari i PS-së që të lejojë mjekët të kontrollojnë grevistët.

“Apeli njerëzor ndaj zotit Rama është që të lejojë urgjentisht ekipet shëndetësore të bëjnë kontrollin shëndetësor të grevistëve”, u shpreh Berisha.

Pasi theksoi se prane Kryeministrise, Parlamentit dhe afer Presidences, Rama ka ngritur nje kamping, Berisha beri thirrje qe "si ata qe lengojne dhe ata qe kendojne" te jene nen kujdes mjekesor nga autoritetet zyrtare shqiptare.

Berisha theksoi se kjo është një çështje shëndetësore dhe duhet patur parasysh se e drejta e mjekimit është e drejtë ndërkombëtare.

Në lidhje me bllokimin e sheshit, Berisha u shpreh se “ju garantoj se në planet nuk mund të gjendet një situatë e tillë. Ju garantoj se do respektohet e drejta e tyre për sa koh të rrinë ata aty”, tha ai.

Ai shtoi se kjo gjë mërzit qytetarët e Tiranës, se është në kundërshtim me ligjin, “por për të gjitha këto le të përgjigjen ata që kanë marrë vendimn për ngritjen e kampit në aortën e Tiranës dhe ngjitur me ndërtesat kryesore të vendit”.

m.xh/NOA

KOMENTE