Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës
English

Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës

TIRANË, 15 Maj /ATSH- Suada Daci/- Stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar me një numër librash të rinj nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Disa prej tyre janë: - "Aksidenti", është romani më i ri i shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare. Periudha komuniste edhe pse është përmendur, nuk është më në plan të parë. Romani "Aksidenti" flet për një çift që jeton një dashuri të gjatë edhe pse të stuhishme, por që përfundon në një humnerë pas gabimit të një shoferi taksie. Ky roman vjen nga shtëpia botuese "Onufri" dhe kushton 800 lekë. - "Stambolli", Kujtime dhe qyteti, është libri i autorit turk Orhan Pamuk. Autori i bën një guidë gjeografike, historike dhe psikologjike, thellësisht melankolike e të ndjerë Stambollit të tij të dashur. Ky libër është botuar nga shtëpia botuese "Skanderbegs Books" dhe kushton 1200 lekë. - "Burra që urrejnë gratë" nga autori suedez Stieng Larsson, është një tjetër roman i ri. Në këtë roman tregohet historia e famlijes Vagner, e cila është një histori e gjatë, e zymtë urrejtjesh, grindjesh familjare dhe kopracie të papërmbajtur. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja. Libri është botuar nga shtëpia botuese "Dudaj", dhe kushton 1200 lekë. - "Gruaja e burgosur në rërë", është romani i autorit japonez, Kobo Abe. Në të përshkruhet historia e një entomologu amator, që endet i vetëm në një fshat të largët bregdetar në ndjekje të 1 brumbulli të rrallë që do t'ia shtojë koleksionit të tij. Gjatë udhëtimit zbulon një fshat, banorët e të cilit, kërkonin të fusnin në gropë shtëpinë e një vejushe, që i përkiste një shtrese të varfër, pasi fshatarët e kishin dënuar përjetë të hiqte me lopatë rërën në një prej dunave që kërcënonte të varroste fshatin. Ky roman vjen nga shtëpia botuese ' Bota Shqiptare" dhe kushton 900 lekë./n.m/
KOMENTE