English

Lohan: Be Mirëpret Çdo Lloj Zgjidhje Që Respekton Kushtetutën

- Kreu i delegacionit të Komisionit Europian, Helmuth Lohan, shprehet në një prononcim për mediat- TIRANË, 15 Maj /ATSH- Suada Daci/- Kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan, u shpreh sot se "Bashkimi Europian do të mirëpriste çfarëdolloj marrëveshje që do të arrihej mes udhëheqësve politikë të Shqipërisë, e cila do të respektonte parimet bazë të demokracisë, që janë kushtetuta dhe transparenca". Pas konferencës për shtyp në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), për koncertin "Tinguj Europianë", që do të organizohet nesër, Ambasadori Lohan, duke iu përgjigjur interesit të medias për deklaratën e Kreut të OSBE-së, Robert Bosch për zgjidhjen e krizës politike në vend, tha se "të martën BE ka theksuar rëndësinë që të gjitha palët të bashkëpunojnë në mënyrë aktive që të rivendosin funksionimin e pandërprerë të Parlamentit, duke përfshirë si maxhorancën qeverisëse, ashtu edhe opozitën". Në këtë drejtim ai u bëri thirrje forcave politike në vend "t'i japin fund ngërçit politik në Shqipëri". Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, u shpreh dje se "ekzistojnë të gjitha mundësitë për gjetjen e kompromisit mes forcave politike për të dalë nga situata aktuale ku ndodhet Shqipëria".s.s./
KOMENTE