Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lotaria në BE, fiton 100 milionë euro
English

Lotaria në BE, fiton 100 milionë euro

Londër, 15 maj, NOA - Një rekord i ri i lotarisë evropiane “Euromilion” është shënuar në Britaninë e Madhe, me tërheqjen e një kombinimi numrash që fituesit i ka siguruar mbi 100 milionë euro.

Fituesi britanik ishte i vetmi që kishte qëlluar kombinimin fitues nga 40 milionë lojtarë të tjerë në nëntë vende të Evropës, që marrin pjesë në lotarinë “Euromilion”.

Rekordi i mëparshëm për Britaninë e Madhe ishte rreth 65 milionë euro dhe ishte shënuar në shkurt të këtij viti.

Rekordi i lotarisë “Euromilion” vazhdon të mbetet në Spanjë, ku fituesi me fat, vitin e kaluar, mori një shumë prej më se 126 milionë eurosh.

NOA/RFE

KOMENTE