Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Brendshme: Mitingu i PS, u plagosën pesë policë
English

Ministria e Brendshme: Mitingu i PS, u plagosën pesë policë

Tiranë, 15 maj, NOA – Mitingu i zhvilluar dje nga Partia Socialiste në kryeqytet nuk ka kaluar krejtësisht pa incidente. Ministria e Brendshme dhe Policia e Tiranës njoftuan se nga hedhja e sendeve të forta, kundër forcave të rendit, janë plagosur lehtë pesë policë.

“Në përfundim të tubimit, një grup prej 40 – 50 protestuesish goditën me gurë e sende të tjera të forta, punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për mbarëvajtjen e tubimit. Për pasojë, janë plagosur lehtë 5 punonjës policie, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Gjithashtu, policia sqaron se edhe pse mitingu ishte i paligjshëm, forcat e policisë kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e tij.

“Ky tubim është organizuar nga subjekti Partia Socialiste në kundërshtim me Ligjin Nr.8773, datë 23.04.2001, “Për Tubimet”, duke mos bërë asnjë njoftim paraprak në Policinë e Tiranës sipas parashikimeve të neneve 5 dhe 7 të ligjit të mësipërm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia sqaron se nga strukturat e hetimit të krimit janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale, “janë siguruar pamjet filmimet të ngjarjes dhe po punohet intensivisht për identifikimin e autorëve të goditjes së punonjësve të policisë”.

m.xh/NOA

KOMENTE