English

Modelja franceze tenton vetëvrasjen

Francë, 15 Maj NOA - Noemie Lenoir, një modele franceze tepër e njohur në vendin e saj dhe në Britaninë e Madhe, e cila është dhe ikona publicitare e “Marks & Spencer”, ka tentuar vetëvrasjen.

Këtë lajm e ka bërë të ditur e përditshmja franceze “France Soir” në të cilën thuhej se vajza më pas ishte çuar në spital dhe momentalisht ndodhej jashtë rrezikut.

Kur autoritetet kanë arritur në vendin e ngjarjes vunë re se bukuroshja kishte tentuar të merrte një mbidozë farmaceutikësh duke shkuar drejt vdekjes ku sipas burimeve policore ajo kishte marrë një sasi të madhe të tyre.

Modelja 30 vjeçare është gjendur në shtëpinë e saj tërësisht pa ndjenja dhe më pas u çua në spital ku ndodhet dhe momentalisht dhe është theksuar se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

r.b/NOA

KOMENTE