Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndahet Nga Jeta Futbollisti Kosovar Besian Idrizaj
English

Ndahet Nga Jeta Futbollisti Kosovar Besian Idrizaj

- Ish-mesfushori i Svansea Siti në Kategorinë e Dytë angleze (Championship) vdiq në apartamentin e familjarëve të tij në Linz të Austrisë pas një ataku kardiak -. TIRANË, 15 maj / ATSH- Gjergji Mima/- Besian Idrizaj, lojtari kosovar, i cili kishte shprehur publikisht dëshirën për të veshur fanellën kuqezi, është ndarë në ndarë në mënyrë tragjike nga jeta në moshën 22-vjeçare. Ish-mesfushori i Svansea Siti në Kategorinë e Dytë angleze (Championship) vdiq në apartamentin e familjarëve të tij në Linz të Austrisë pas një ataku kardiak. Ishte vëllai i tij, Qerim Idrizaj (edhe ky një futbollist), ai që bëri të ditur lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Besianit, pavarësisht përpjekjeve të familjes, ndërkohë që mjekët mbërritën me vonesë. "Vëllai im ka vdekur. Më shumë se kaq nuk mund të them për momentin", - tha vëllai tij, Qerimi, për gazetën austriake "Oberösterreichischen Nachrichten". Mediat britanike dhe austriake, por dhe ato botërore, vlerësuan talentin e tij të jashtëzakonshëm, një karrierë e përfunduar shumë shpejt dhe në mënyrë tragjike. Besiani konsiderohej një nga talentet më të mëdha të futbollit austriak, por kosovari kishte shprehur nëpërmjet agjentëve të tij dëshirën për të veshur fanellën e Shqipërisë, për të cilën ai nuk do të mund të luajë kurrë. Talenti i Besian Idrizaj ra në sy edhe të Liverpulit, klubit më të famshëm anglez me pesë trofe në Ligën e Kampioneve dhe 18 kampionate në Angli, ku u transferua në vitin 2004 në moshën 16-vjeçare, pasi ai kishte shkëlqyer në Kampionatin Europian U-17. Pasi veshi fanellën e ekipit B të Liverpulit, për shkak edhe të problemeve shëndetësore ai u huazua për të fituar eksperiencë te Luton Toun dhe Kristal Palas, Vaker Insbruk për të kaluar më pas te Elienburg Linc në vitin 2009. Karriera e shkurtër e Besianit vazhdoi më pas te Bllekbërn (ekipi dytë) në Angli, për ta mbyllur përfundimisht në moshën 22-vjeçare te Svansea Siti. Me Kombëtaren U-21 të Austrisë, Besian Idrizaj luajti 12 ndeshje duke shënuar 3 gola. Faqet zyrtare të klubeve angleze, Liverpul dhe Svansea Siti lajmëruan me pikëllim vdekjen e Besian Idrizajt. Besian Idrizaj është i dyti i ri shqiptar që humb jetën në mënyrë tragjike, pas ish-sulmuesit lezhjan të Ravenës, Brian Filipi, ky i fundit ishte viktimë e një aksidenti të tragjik, si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit nga një shofere 52-vjeçare më 18 shtator 2009.
KOMENTE