Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndryshimet Klimatike Do Te Ndikojne Në Sektorë Të Ndryshëm
English

Ndryshimet Klimatike Do Te Ndikojne Në Sektorë Të Ndryshëm

Në Ditën Botërore të Ndryshimeve Klimatike - TIRANË, 15 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Ndryshimet klimatike pritet të sjellin në vend rritje të temperaturave mesatare, ulje të nivelit të reshjeve, ngjarje ekstreme, sikurse përmbytjet, thatësirat, por mbi të gjitha, mendohet të kenë ndikim në sektorë të tillë si në energjetikë, bujqësi, shëndetësi, etj. Për të vlerësuar rreziqet e prekshmërisë por dhe përshtatjes nga klima, në kaskadën e Lumit Drin (zona nga Kukësi deri tek Fusha e Lezhës) do të zbatohet një projekt i PNUD-it në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave. "Kjo zonë është shumë e rëndësishme për prodhimin e energjisë elektrike, pasi më shumë se 95% e energjisë elektrike në Shqipëri prodhohet nga burimet hidrike, kryesisht në kaskadën e lumit Drin, që ka kapacitet total shfrytëzimi prej 1,7 GW dhe potencial gjenerimi prej 6,8 TWh", thonë për ATSH-në specialistë të mjedisit. Ata përllogarisin që stina e verës do të shoqërohet me thatësira për shkak të rritjes së temperaturës dhe mundësisë së avullimit, çka nuk do të balancohet me reshje, të cilat pritet të ulen në 41%. Por si pasojë e rritjes së temperaturave, mundësia e fenomeneve ekstreme dhe ndryshueshmërisë së temperaturave minimale brenda vitit është më e madhe. "Ka shumë mundësi që të ndodhë një rritje më e madhe e temperaturave ditore minimale nga ato maksimale. Po kështu, rriten mundësitë e thatësirave më të shpeshta dhe më të ashpra, të cilat shtojnë më shumë rrezikun e zjarreve", pohojnë specialistët. Sipas tyre, pritet të ulet numri i ditëve me ngricë në zonat e larta malore, në 4-5 ditë, 9 ditë dhe 15 ditë për vitet 2025, 2050 dhe 2100. Për shkak të rritjes së temperaturave mesatare të dimrit, pritet që sasia më e madhe e reshjeve të jetë në formën e shiut dhe jo të borës, që do të sjellë për pasojë, rritje e lagështisë së tokës, prurjeve, por dhe erozionit të tokës, në varësi të intensitetit te shirave. Rritja e temperaturave gjatë verës mund të rrisë fenomene ekstreme të motit me një valë nxehtesie. Numri i ditëve gjatë të cilave temperatura do të jetë 35 gradë C ka mundësi të rritet me 1-2 ditë deri në vitin 2025 dhe me 3-4 ditë deri ne vitin 2050, krahasuar me mesataren e periudhës 1951-2000. Deri ne vitin 2100, rritja e pritshme është 5-6 ditë në pjesën malore dhe deri në 8 ditë në Ultësirë. - Ndikimi në jetën në vend - Ndikimi i ndryshimeve klimatike mund të jetë i konsiderueshëm në sektorin e energjisë, pohojnë specialistët e mjedisit, sipas të cilëve, "rritja e temperaturave, ndryshimet në sasinë e reshjeve dhe luhatjet e lagështisë, modelet e erës dhe numri i ditëve me diell në vit mund të ndikojnë si në konsumin, ashtu edhe në prodhimin e energjisë në të gjithë zonën e lumit Drin". Por efektet e ndryshimit të klimës mbi konsumin e energjisë, sipas specialistëve, parashikohet të prekin konsumin e energjisë elektrike për ngrohjen e ambientit, ajrin e kondicionuar, ngrohjen e ujit dhe ftohjen. Të dhënat tregojnë se kërkesa për energji për ngrohje ambienti për shtëpitë pritet të ulet me 10.6%, ndërsa kërkesa për energji për freskim ambienti pritet të rritet me 11.7%. Ndikimi i ndryshimeve klimatike pritet të prekë edhe bujqësinë, pasi rritja e temperaturës mund të shkaktojë reduktimin e sezonit të kultivimit për disa të korra. "Drithërat do të korren me shpejt, ndërsa mungesa e ditëve të ftohta gjatë periudhës dhjetor-janar mund të reduktojë efektet e zhvillimit të shpejtë të bimëve që rriten në temperatura të ftohta dhe si rrjedhojë do të zgjasë pjesën e parë të sezonit të kultivimit për grurin dimëror", pohojnë specialistët e mejdisit. Interesant mbetet fakti se ndryshimet e pritshme klimatike dhe rritja e nivelit të detit do të ndikojnë mjaft në shpërndarjen gjeografike të zonave të banuara, popullsisë, aktiviteteve ekonomike në përgjithësi dhe turizmit në veçanti. Rritja e shpeshtësisë së fenomeneve meteorologjike të pazakonta me shira të dendur, erëra të forta, thatësira, përmbytje, mund të kenë ndikim të madh në vendbanimet dhe infrastrukturën turistike. Turizmi bregdetar pritet të dobësohet për shkak të rritjes së nivelit të detit. Ndërsa ekziston mundësia e krijimit të natyrshëm të plazheve të reja, por ndërtimi i një infrastrukture të re turizmi do të kërkonte investime tepër të mëdha. Pas vitit 1990, një popullsi e konsiderueshme u zhvendos nga zonat malore të Shqipërisë në ato bregdetare. Ndërsa, nga rritja e nivelit të detit në 50-100 vitet e ardhshme rrezikohen të gjitha ndërtimet turistike të plazhit të Shëngjinit. Shpeshtimi dhe intensiteti i lartë i valëve të nxehtësisë mund të rrisë numrin e vdekjeve kardiovaskulare apo respiratore të shkaktuara nga nxehtësia e verës. Por reshjet ekstreme mund të përkeqësojnë problemet ekzistuese të sëmundjeve, aksidenteve dhe lëndimeve që lidhen me ujin. "Shqipëria, si vend mesdhetar, mbart potencial për përhapjen e sëmundjeve tropikale, si ethet Çikungania, ethet tropikale, dhe sëmundje të tjera. Ndryshimet klimatike do të përkeqësojnë më tej situatën e sëmundjeve që shkaktohen nga cilësia e keqe e ajrit në të gjitha qytetet kryesore, veçanërisht në Tiranë", mendojnë specialistët./a.ke/
KOMENTE