English

Një 16-vjeçare, rreth botës për 210 ditë me një varkë me vela

Sidnei, 15 maj, NOA - Mijëra njerëz e kanë pritur me duartrokitje sapo ka mbërritur në Sidnei, Jessica Uatsonin, vajzën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, e cila sapo ka përfunduar një udhëtim 210 ditësh rreth botës e vetme, me një varkë me vela.

"Unë jam zhytur plotësisht. Unë nuk e di me të vërtetë se çfarë të mendoj në këto momente", tha vajza në port, para se të shpërthente në lot mes ngashërimesh, duke përqafuar prindërit e saj, të cilët nuk i kishte parë prej shtatë muajsh. "Kjo ishte natyrisht një gjë fort e çuditshme”, tha ajo, para gazetarëve.

Vajza e nisi garën e veçantë në det, krejtësisht e vetme, vetëm me varkën e saj me vela, më 18 tetor të vitit të kaluar, duke përshkuar 42.600 km det pa prekur kurrë tokë.

Gjatë kësaj periudhe, ajo luftoi me valët e larta deri në 12 metra dhe i mbijetoi urisë duke ngrënë peshk të rastit, fruta të thata si dhe falë një furnizimi të mirë me çokollatë.

n.e/NOA

KOMENTE