Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 15 Maj 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 15 Maj 2010

Tiranë, 15 Maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 15 Maj 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al. This E-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to vieu it.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme marrëveshjen e propozuar nga ndërkombëtarët për krizën politike në vend. Ato paraqesin edhe fakte nga protesta e djeshme e opozitës, e cila u mbyll në mënyrë paqësore. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i lajmit të botuar dje në agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilit, një vajzë shqiptare 16-vjeçare në Itali, ka vrarë veten nga frika e riatdhesimit në Shqipëri.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Zbardhet oferta për zgjidhjen e krizës”, i cili citon detajet që përmban marrëveshja për kompromis që diplomatët e huaj u propozojnë palëve politike në vend për zgjidhjen e krizës politike.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Një i sëmurë me malarie, rikthehet sëmundja”.

“Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos: Dua të rri vetëm me mamin”, është një artikull që flet për divorcin e çiftit të njohur të dy artistëve shqiptarë.

Ndërsa çështja e gjobave mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Tatimet bllokojnë llogaritë e biznesmenëve, edhe administratorët e pësojnë”.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Rama: Jemi afër/ Kriza, zbulohet skema e kompromisit PS-PD”, i cili paraqet deklaratat e bëra dje nga kreu i Partisë Socialiste gjatë protestës së opozitës, si edhe detaje nga marrëveshja që propozojnë ndërkombëtarët për krizën.

Një artikull tjetër i kësaj gazete po në këtë problematikë është edhe ai me titullin “Flet i shoqi: Të pathënat e jetës së Ina Ramës”.

Ndërkaq, do të gjeni edhe artikullin me titullin “Shkolla e Policisë, 21 fituesit në vend”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në rubrikën e opinioneve është edhe ai me titullin “O moj Shqypni, e mjera Shqypni”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Protesta e opozitës/ Berisha-Rama në tryezë, marrëveshja e diplomatëve”, i cili tregon detaje nga protesta e djeshme e opozitës, si edhe nga marrëveshja e propozuar nga ndërkombëtarët për krizën politike në vend.

“16-vjeçarja në Itali, vret veten: Nuk dua të kthehem në Shqipëri“, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet lajmit të publikuar dje nga NOA.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Valbona Çoba: Modelja drejt altarit me amerikanin Tod në Tiranë”.

“Nëna 40-vjeçare e dy fëmijëve, ofron seks në shtëpi nga varfëria” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Arrihet marrëveshja, mungojnë firmat”, i cili tregon reagimin e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe ndërkombëtarëve në tërësi për zgjidhjen e krizës politike.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Rikthehet europarlamentarja: Rama po pengon integrimin e vendit”.

Ndërsa çështja e arsimit të lartë në vend mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Njohja e diplomave, përfundon për 250 studentë”.

“Pezullohen ortopedi, operoi këmbën e shëndoshë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Edin nuk e lë përsëri mami të hyjë në grevë urie”, i cili i referohet mosfutjes në grevë urie pas protestës së madhe të kreut të socialistëve, ashti siç ishte parashikuar dhe flitej dje nga burime pranë selisë rozë.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së krizës politike në vend është edhe ai me titullin “PS, dështon mitingu i radhës”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Reagimet/ Qytetarët takojnë Ramën: Na liro rrugët e bllokuara".

Ndërsa në rubrikën “sociale” do të lexoni “Itali/ Vret veten 16-vjeçarja shqiptare nga frika e riatdhesimit”.

n.e/NOA

KOMENTE