Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Portret/ Fier: Mbreti Kreshtan, Mes Fantazise Dhe Realitetit Te Skulptorit Mecaj
English

Portret/ Fier: Mbreti Kreshtan, Mes Fantazise Dhe Realitetit Te Skulptorit Mecaj

FIER, 15 Maj /ATSH, Rr. Isufaj / - Mbreti Kreshtan, skulptura e gdhendur në gurë nga artisti Shkëlqim Meçaj "flet", duke thyer heshtjen e gjatë 2700-vjeçare për të risjellë sot një copëz nga historia e zhvillimit të qytetërimit ilir. E punuar me mjeshtëri nga Meçaj, më shumë se ndjesi e një skulpture, prezanton imazhin e një mbreti të heshtur, hijerëndë e madhështor, që flet me krenarinë që thyen ftohtësinë dhe i jep jetë portretit të gurtë, duke ngjallur edhe një zili të heshtur, tek kupton se simbolizmi në art dhe ringjallja e mbretit është jo vetëm pjellë e imagjinatës, por dhe një realitet historik. Shkëlqim Meçaj i lindur në një zonë arkeologjike me histori të lashtë qytetërimi, përkundet mes lavdisë, legjendave, fantazisë, arkivave dokumentare dhe gojore. "Si vepër arti, mbreti Kreshtan përfaqëson stacionin e ri në udhën time artistike, një përjetim profesional dhe shpirtëror, sa imagjinar, pjellë e fantazisë, po aq edhe real. Eshtë heroi shtegtar që nisur nga kufijtë e së shkuarës pellazgjike, udhëton për të vizituar të tashmen dhe të nesërmen. Përveç se pak krenari, është një muzë zgjimi e mos'harrese, që i kujton brezave të sotëm e të ardhshëm, se dinjiteti i çdo populli ushqen rrënjët në origjinë. Pa zhvillim kulturor dhe historik, nuk ka zhvillim ekonomik dhe kombëtar", thotë skulptori dhe piktori Shkëlqim Meçaj. Ai tregon se për emërtimin e mbretit Kreshpan është nisur nga burimet historike dhe arkeologjike. "Kam lindur në fshatin Kreshpan, një toponim që vjen për shkak të disa majave kodrinore. Zbulimet arkeologjike dëshmojnë se në këtë zonë, që është pjesë e komunës Cakran, kanë ekzistuar 2-vëndbanime protoqytetare, Mashjekëza 2700- vjeçare dhe Gurëzeza 2300-vjeçare", tregon Meçaj. Sipas arkeologut Neritan Ceka, Gurëzeza ishte vëndbanimi i prijsave, ku kishte rezidencën mbreti ilir Monun, ç'ka vërtetohet nga gjetja e thesarit të monedhave prej argjendi në vitin 1985 në fshatin Kreshpan. "Në njërën anë të modhave shquhej 1 viç, lopa ku ai pi qumësht dhe mbi të, një nofull derri, ndërsa nga ana tjetër e monedhës ornamenti dhe emri i mbretit Monun", tregon Meçaj. Emrat e 6 fshatrave të komunës Cakran të Mallkastrës, skulptori Meçaj i lidh me historinë e mbretit Kreshpan, një fantazi, legjendë, apo e vërtetë historike? Skulptori duke vështruar skulpturën, tregon se më shumë se sa subjekt i veprës histori -legjendë të mbretit Kreshpan, që i prishi qetësinë derisa e ringjalli dhe e kurorëzoi mbret të galerisë së tij artistike, synon të paraqesë kulmacionet historike të rrugës mijëra shekullore për t'i memorizuar në brezat e rinj. "Në fshatin tim ndodhet një përrua që quhet "ujët e derrit", një toponim që mbijeton nga koha e mbretit Monun. Monedhat u gjetën pikërisht në këtë përrua, që ishte në pronësi të gjyshit tim. Këtu më lindi fillimisht ideja për të bërë këtë skulpturë mbretësore", thotë Meçaj. Duke prezantuar subjektin artistik të mbretit Kreshtan, skulptori Meçaj tregon legjendën dhe historinë. "Një mbret u martua me një vajzë të bukur nga Mashjekza, që quhej Gurëzezë, për shkak të xhevahireve që mbante. Për nder të saj, mbreti ndërtoi një qytet, që e quajti Gurëzeza ndërsa lindën 6 fëmijë, një vajzë e 5 djem. Vajza quhej Vjosa, ndërsa djemtë Ca-krhan, Buz-mal,Var-ibop, Gjeorgos dhe Monun. Mbreti bashkë me vëllanë e vogël, Kreshpan që jetonte në veriperndim të mbretërisë, shquheshin si gjahtarë të zot, aq sa trimëritë e tyre vijnë edhe sot në emërtimet gjeografike në kodra e lëndina, si "pesëujk", "ujët e derrit", etj. Emrat e fëmijëve të mbretit Kreshtan janë realë dhe sot përfaqësojnë emrat e disa fshatrave, si, Vjosë, Cakran, Buzëmadh,Varibop, Gjorgos", thotë Meçaj. Skulptori Meçaj edhe traditën e kultivimit të ullinjve në Kreshpan, apo emërtimin e lagjes "Ullinjtë e Krekos" e lidh me mbretin real dhe artistik, Kreshtan, që mbolli ullinjtë e parë, një traditë që u zhvillua në breza. Skulptori Meçaj ka lindur në Kreshpan të komunës Cakran dhe banon sot në Fier, ku punon mësues në shkollën e mesme artistike"Jakov Xoxa". Para pak ditësh përuroi galerinë artistike "Meçaj", ku ka ekspozuar rreth 25 skulptura të punuara në gurë, 12 në dru dhe rreth 60 piktura. Ai është autor i 14 ekspozitave vetjake në pikturë e skulpturë dhe pjesmarrës në 19 ekspozita të përbashkëta. Galeria e personazheve të tij artistikë është prezantuar në shumë galeri qytetesh, si Tiranë, Qëndra kulturore Ba'Hai Tiranë, Galeria e Arteve Gjirokastër, Pallati i Kulturës Tiranë, Fier, Berat, etj, si dhe në shumë qytete të Greqisë, Maqedonisë, deri në Londër. Punimet e tij dallojnë për punimet në gurë, origjinalitetin, fantazinë dhe mjeshtërinë e realizimit, por mbreti Kreshtan mbetet kryevepra në skulpturë./n.m/
KOMENTE
  • Jon Skenderaj18:02 - 20 Dhjetor 2011
    SHKELQIM JE I MADH,KE NDERTHURUR REALITETIN ME PAK FANTAZI DHE KE NXIER TE VERTETAT E ZONES NDER SHEKUJ,RROFSH SA MALET E KRESHPANIT.
  • Jon Skenderaj17:58 - 20 Dhjetor 2011
    Suksese suksese nga Artur Skenderaj.Kjo fantazia juaj mua me duket sikur ka me shum realitet brenda.Uroj qe zona te ket me shum burra si ti qe te ndimojn ne zbardhjen e te vertetes qe na e kan mbuluar dashakeqesit e kohes se shkuar dhe te sotemes.eshte gjyna qe flem cdo nat mbi pasuri te madhe dhe ne mengjes ngrihemi fukarenj dhe injorant ne pergjithsi e kam,ti ndryshon se ti nuk ke mundesi te besh me shum per zonen tende por po ben me shum nga ata qe e kan ne dor te bejn,rrofsh sa malet e kreshpanit.
  • Lefter Muskaj gjorgos13:57 - 04 Shkurt 2011
    suksese per shkelqim mecaj.me pelqen shum mbreti kreshtan .u them te gjitheve miqeve te mi ta lexojne mbreti kreshtan ne google