English

Protestat E Ps Frenojne Investimet

TIRANE , 15 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Përshkallëzimi i protestave të Partisë Socialiste po frenon biznesin në vend për investime, ç'ka po duket edhe nga fakti se aktivitete të rëndësishme biznesi të planifikuara më parë, kanë filluar të anulohen pikërisht për shkak të kësaj situate. Rasti më i fundit është ai i Panairit Ndërkombëtar të Industrisë Ushqimore, edicioni i tretë i të cilit i planifikuar që të zhvillohej këtë javë, është anuluar. Në të ishte parashikuar të merrnin pjesë me dhjetra kompani të huaja. Lidhur me këtë çështje, organizatori i Panairit Luan Muhametaj, thotë se "në Pallatin e Kongreseve në 15 maj ishte planifikuar hapja e Panarit Ndërkombëtar për industrinë ushqimore, por për shkak të protestave, ai është shtyrë në një kohë të pacaktuar". Sipas tij, puna për organizimin e panirit kishte nisur muaj më parë nga kompania Klik Ekspo Grup. Panairi Ndërkombëtar i Industrisë Ushqimore është i përvitshëm dhe në të do të merrnin pjesë biznese të rëndësishme të industrisë ushqimore jo vetëm nga Shqipëria, por edhe gjithë vendet e rajonit. Ndërkaq, të tjera aktivitete dhe panaire biznesi janë vënë në pikëpyetje për shkak të situatës së krijuar nga ngërçi politik. Edhe Enver Ferizaj, President i Agrobiznesit KASH mendon se mënyra që ka zgjedhur opozita për të zgjidhur ngërçin politik do të ndikojë negativisht në klimën e biznesit në Shqipëri. "Imazhi që po përcillet tek opinjoni i huaj, përmes protestave të opozitës do të frenojë ndërmarrjen e iniciativa të biznesit jo vetëm vendas por dhe të huaj", tha sot për ATSH-në Ferizaj. Ai shtoi se "në një kohë që qeveria po krijon të gjitha lehtësirat e mundshme ligjore dhe fiskale për nxitjen e investitorëve të huaj, farsa e amullisë politike tingëllon shumë paradoksale për zhvillimin e biznesit"./n.m/
KOMENTE