English

Real Madrid mendon për Lampard

Spanjë, 15 Maj NOA - Skuadra spanjolle e Realit të Madridit tashmë është në mendime për formimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Duke parë se objektivi i tyre për pankinën është Hose Murinjo atëherë presidenti i klubit Perez, kërkon që t’i bëjë një dhuratë portugezit duke i sjellë në Madrid ish lojtarin e tij në kohën kur drejtonte Çelsin, Frank Lampard.

Një tratativë tepër e vështirë kjo për tu realizuar por, jo e pamundur për ekipin e Realit ku kujtojmë se sezonin e shkuar ata arritën të merrnin Ronaldon nga Manchester United dhe Kaka nga Milan.

r.b/NOA

KOMENTE