Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikthehet Në Sarandë Giffoni Festival Film Albania
English

Rikthehet Në Sarandë "Giffoni Festival Film Albania"

SARANDË, 15 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Ka filluar sot mbasdite në qytetin e Sarandës edicioni i gjashtë i "Giffoni festival film Albania". Nxënës nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Sarandës, "Adem Sheme" e "9 Tetori", si dhe banorë të Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë në këtë qytet, të shoqëruar nga mësuesit dhe stafi i qendrës kulturore të fëmijëve, morën pjesë në çeljen e këtij edicioni që zhvillohet për here të dytë në qytetin jugor bregdetar. Në pritje të projektimit të filmit në ekranin e madh, ata kanë shprehur para mikrofonit dashurinë për kinemanë dhe shqetësimin që një e tillë u mungon gjatë dimrit në Sarandë, si dhe preferencat e tyre për filmat më të mirë. Namik Ajazi, president i festivalit "Giffoni Film Albania", tha për ATSH-në, se është hera e dytë që kjo veprimtari prestigjoze starton në qytetin e Sarandës, pas atij të organizuar në verën e vitit 2008. "Është potenciali turistik i këtij qyteti dhe dëshira për të shtuar një ngjyrë më shumë në koloritin e Sarandës, që na ka nxitur ta bëjmë këtë", u shpreh Ajazi. Sipas tij, ky festival kthen tek të rinjtë dhe fëmijët magjinë e kinemasë, që ky brez pak e njeh, në kushtet kur institucione të kinemasë mungojnë në mjaft qytete. Fëmijët e pranishëm në sallën e kinoteatrit ndoqën me shumë interes filmin e parë "Elina" ose magjistarja e vogël, me të cilin është bërë çelja e "Giffoni Festival Film Albania" në këtë qytet./s.s./
KOMENTE