English

Rrethet-Kronika-Shkurt, 15 Maj-Atsh

*Shkoder: Humb jeten nje i ri nga aksidenti rrugor ne Velipojë Nga një aksident rrugor në aksin rrugor të plazhit Velipojë, humbi mbrëmë jetën një 21 vjeçar nga fshati Barbullush i komunës Bushat në rrrethin e Shkodrës. Burime zyrtare të Policisë së Shkodrës bënë të ditur për ATSH-në se "aksidenti rrugor erdhi si rezultat i përplasjes së dy automjeteve, një tip Benz me targë SH 3117 D me drejtues shtetasin Vladimir Shenjo nga Velipoja, me mjetin tip Fiat SH 3735 E me drejtues 21 vjeçarin Ervis Qarri banor në fshatin Barbullush". Pasojat e aksidentit ishin fatale për Qarrin, që edhe pse u dërgua urgjentisht në Spitalin Rajonal Shkodër, gjeti vdekjen nga plagët e shumta. Forcat e Policisë mbrritën menjëherë në vendngjarje dhe arrestuan shtetasin Vladimir Shenjo, që drejtonte mjetit tip Benz./G. Marku/ * Elbasan: gjendet trupi pa jete e nje gruaje e mbytur ne lumin Shkumbin Një kufomë e një gruaje rreth moshës 46 vjeç u gjet mbrëmë në rrjedhën e lumit Shkumbin, në periferi të qytetit të Elbasanit. Shefi i Komisariatit të Policisë së Elbasanit, Sejfulla Metko tha për ATSH se "rreth orës 19.00 të mbrëmjes së djeshme, banorë të lagjes periferike dalluan kufomën në afërsi të bregut të lumit Shkumbin dhe lajmëruan Policinë e cila shkoi në vendngjarje. U konstatuar se kufoma i përket shtetases Fatmira Çeka 46 vjeç, me banim në lagjen Brigada e 17 Sulmuese". Nënë e tre fëmijëve, viktima ishte larguar nga banesa 5 ditë më parë dhe ishte shpallur në kërkim policor pas denoncimit të familjarëve, pasi prej kohësh vuante nga skleroza. Mbytja e saj në lumin Shkumbin dyshohet të ketë qenë aksidentale./m.sadiku//n.m/
KOMENTE